Vdes një person në Podujevë, e zuri traktori derisa po punonte në pyll

| 26 Kor 2021 | 09:22 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekje e dyshimtë që ka ndodhur në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se është raportuat se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në pyll është zënë nga traktori dhe duke mos i përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme