Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi dhe nuk ka arritur t’u përballojë plagëve.
Policia e Kosovës bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast ‘hetim mbi vdekje’. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.