Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Tiranë pak orë pas ndërrimit të viteve.
Sipas policisë një person, K.Sh., 34 vjeç ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së rëndë.
Autori K.Sh., 34 vjeç, i cili ka qenë në gjendje të dehur është vënë në pranga.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. /lapsi.al