Vdes një person pas rrëzimit të helikopterit ushtarak gjerman

| 01 Kor 2019 | 16:20 | Nga

Një person ka vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Hanover të Gjermanisë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij rrëzimi të mjetit ushtarak gjerman.

Forcat e armatosura më parë janë ankuar se kanë pajisje të vjetra, duke bërë thirrje për ndërrim të plotë të tyre, shkruan Der Bild.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zjarrfikësit pasi disa zjarre raportohet të kenë shpërthyer në vendin e rrëzimit të helikopterit.

Qendra trajnuese për drejtimin e helikopterëve ndodhet rreth 30 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti.

Ushtria gjermane është ankuar se është e pajisur me mjete të vjetra dhe ka kërkuar më shumë mjete financiare për modernizim të pajisjeve ushtarake.

Disa politikanë madje kanë bërë thirrje që ushtria t’i ndërpresë të gjitha ushtrimet deri në blerjen e mjeteve të reja.

Ky nuk është aksidenti i parë vdekjeprurës që e ka goditur ushtrinë gjermane gjatë këtij viti.

Javën e kaluar, dy aeroplanë luftarakë u ndeshën mes vete, me ç’rast një pilot vdiq.

Të ngjashme