Trajneri spanjoll i futbollit Francisco Garcia 21-vjeçar, ka ndërruar jetë nga Coronavirusi, kanë bërë të ditur mediumet spanjolle të hënën, transmeton Koha.net.
I riu ka punuar për klubin e vogël Atletico Portada Alta me seli në Malaga, që nga viti 2016. Ai ka qenë trajner i juniorëve të këtij klubi.
Garcia është viktima e pestë në rajonin e Malagas, por dukshëm viktima më e re.
Mirëpo, trajneri spanjoll ishte diagnostifikuar me një formë të leukemisë pasi është dërguar në spital me simptoma të koronavirusit. Kjo gjendje i pamundësoi që të luftonte virusin.