KFOR-i ka njoftuar se ka vdekur një anëtar i këtij misioni ushtarak të NATO-s në Kosov.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari ka shprehur ngushëllime për vdekjen e anëtarit nga kontigjenti hungarez i KFOR-it.
“NATO mban zi për humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij”, tha ndër tjerash komandanti i KFOR-it.