Pacienti i dytë i diagnostifikuar me sëmundjen e ebolas në qytetin kryesor të Kongos ka ndërruar jetë.
Siç raporton Reuters ai është trajtuar shumë vonë dhe ka vdekur ngase ka pasur edhe gjakderdhje, transmeton Klan Kosova.
Konfirmimi i këtij rasti ka shtuar frikën se ky virus mund të përhapet në qytetin që banohet nga dy milionë veta – i cili ndodhet 350 kilometra më në jug nga aty ku kishte shpërthyer sëmundja së pari.
Kjo thuhet se mund të përshpejtojë përhapjen e sëmundjes e cila ka marrë jetën e një mijë e 800 vetave në vitin e kaluar.