Sot është një ditë e dhimbshme për këngëtarin e dashur shqiptar Eugent Bushpepa.
Babai i tij ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Ai ishte disa ditë në koma por nuk arriti t’i përballonte dot plagët e marra.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur Gjergj Marku i cili bëri një postim në Facebook me anë të cilit ka ngushëlluar familjen Bushpepa.
“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait te tij!…
Babai i këngëtarit të njohur mirditas eëhtë ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.
Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektore në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë.
Ceremonia mortore në RRËSHEN.
Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!”, ka shkruar gazetari.
Ngushëllime familjes.