Vdes personi i parë në Kosovë me Coronavirus, është nga Podujeva

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga Coronavirsui në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme