Vdes personi që po trajtohej në QKUK, nisin hetimet

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Viktima e një rasti të raportuar në Lipjan ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të policisë, viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 5 gusht është konfirmuar vdekja e saj nga mjeku.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Lipjan/ 04.08.2026-23:00. Lidhur me rastin është raportuar se viktima e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së me 05.08.2026 ka nderuar jetë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Të ngjashme