Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sindikata shpreh ngushëllime

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Menon Vreva.

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, njofton Klankosova.tv.

“Telegram ngushëllimi!

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Policisë së lartë Menon Vreva.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sindikata e Policisë së Kosovës”, shkruhet në telegram.

Të ngjashme