Polici nga Komuna e Drenasit, Xhemajl Muja ka njoftohet se ka ndërruar jetë këtë të shtunë.
Kështu është bërë e ditur nga të afërmit e tij të cilët kanë shprehur ngushëllime nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkaq rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen.
“Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin tronditës për vdekjen e kolegut dhe bashkëluftetarit Xhemajl Muja.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë bashkëluftetarëve!”, ka shkruar kolegu i tij Bashkim Bytyqi.