Vdes producenti Fisnik Vejsa

Prishtinë | 21 Qer 2024 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur producenti dhe autori kosovar Fisnik Vejsa.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij.

Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore.

Veprimtarinë e tij e ka vazhduar si producent i serialeve të njohura televizive.

Të ngjashme