Ka vdekur profesori Mehdi Hetemi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Universiteti i Prishtinës, bashkë me një telegram ngushëllimi të rektorit Marjan Dema.
“Pikëllues ishte lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit Mehdi Hetemi, i cili ishte njëri ndër personalitetet më eminente të fushës së arsimit të lartë dhe fushës së ligjit në vendin tonë”, thuhet në njoftimin për media të Rektoratit.
“Më anë të këtij telegrami, më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, t’jua përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Profesor Hetemi u shqua për kontribut të çmueshëm disa dekadësh në fushën e tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar në mesin e studentëve dhe kolegëve brenda Universitetit të Prishtinës”, thuhet në telegram.