Ka vdekur profesori nga Komuna e Vitisë, Shemsi Zuka.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga komuna e Vitisë përmes një njoftimi në Facebook.
Ngushëllime familjarëve iu ka shprehur edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti.
“Me dhembje të thellë morra lajmin se u nda nga jeta veprimtari dhe profesori i dalluar, Shemsi Zuka nga Pozherani. Ai do mbahet mend si një veprimtar, profesor dhe një njeri i dalluar i cili ka dhënë shumë për vendin e tij. Në këto çaste të pikëllimit dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe e kanë njohur Prof. Shemsi Zukën. Ngushëllime”, ka shkruar Haliti.
Sipas familjarëve, Zuka ishte njëri ndër themeluesit LDK-s, dega në Viti, dhe ishte për një kohë të gjatë Sekretar i partisë.
Prof.Shemsi shquhej, për aktivitete e shumta në kohët më të vështira të ilegales dhe ate të okupimit serb.