Vdes punëtori i Komunës së Prishtinës, Rama shpreh ngushëllime për familjen e tij

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i Komunës, Imri Mustafa.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Postimi i plotë:

 Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Imriu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe një koleg i përkushtuar. Në këto momente të vështira, jemi me zemër dhe mendje pranë familjes dhe të dashurve të tij. Le të ruajmë kujtimin për të.

U prehsh në paqe, Imri!

Të ngjashme