Një punëtore në Prizren ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një pako me qeramika, e cila i ra në kokë në vendin e punës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.
“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren.” – ka njoftuar Gashi.