Një person ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës gjatë së shtunës.
Ai ishte duke marrë trajtim aty si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.
Viktima më 4 shkurt kishte rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin ishin arrestuar dy pronarët e kompanisë punëkryese.