Reperi Prodigy, anëtar i Mobb Deep, ka vdekur të martën në moshën 42-vjeçare.
Përfaqësuesit e Mobb Deep kanë konfirmuar vdekjen përmes një njoftimi zyrtar.
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë vdekjen e mikut tonë të dashur Albert Johnson, më shumë i njohur për miliona fansa si Prodigy i dyshes legjendare të New Yorkut, Mobb Deep”, thuhet në njoftim.
Prodigy ishte hospitalizuar ditë më parë pas një performance, për shkak të komplikimeve shëndetësore. Ai thuhet se ka pasur probleme shëndetësore që nga lindja.