Ka vdekur sot Sahit Tërpeza, djali i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Tërpeza, me rastin e vdekjes së Sahit Tërpezës.
Ai ka shkruar në Facebook se Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit.
“Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare. Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj.