Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto nuk jeton më.
Ajo ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 76 vjeçare.
Vreto ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.
Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”, shkruan Abc News.
Pas pesë vjetësh erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.
Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.
Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj.
Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”.
Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.