Vdes Sinead O’Connor, legjenda e muzikës irlandeze

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja legjendare e muzikës irlandeze, Sinead O’Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë pas vitesh betejash për shëndetin mendor të saj.

Këngëtarja irlandeze u bë një yll botëror në vitin 1990 nga albumin e saj emocionues ‘Nothing Compares 2 U’.

Muzikantja e cila ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Sadaqat në vitin 2018, kur u konvertua në besimtare myslimane, mendohej se po jetonte mes Irlandës dhe Londrës.

Në Tweet-in e saj të fundit, O’Connor postoi një foto të Shane, djalin e saj që ndërroi jetë, dhe tha: “Që atëherë kam jetuar si krijesë e vdekur e natës”. Ai ishte dashuria e jetës sime, drita e shpirtit tim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme