Vdes tragjikisht motra e Thomas

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 13:32 | Nga

Basketbollistit të famshëm Isaiah Thomas, i cili po kalon në sezonin më të suksesshëm të tij në NBA, i ka vdekur motra në një aksident me me veturë.

Chyna Thomas, 22 vjeçare, e pësoi kur vetura e saj doli nga rruga, dhe raportohet të ketë mbetur e vdekur në skenën ku ndodhi aksidenti, shkruan New York Daily News, transmeton Klan Kosova.

Një dëshmitar i tha policisë se Thomas po e voziste Toyotën e saj normalisht, por papritmas makina filloi të lëvizte në mënyrë të çrregullt në supin e autostradës kryesore.

Autoritetet besojnë se ajo mund të ketë rënë në gjumë tek sa po voziste, sipas Q13FOX.

Ky lajm tragjik vjen pas një stinori të mrekullueshëm të Isaiah Thomas që e udhëhoqi skuadrën e tij, Boston Celtics, drejt vendit të parë në Konferencën Lindore, dhe i cili është një nga kandidatët potencial për çmimin e lojtarit më të vlefshëm të NBA për sivjet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme