Vdes vajza e Charlie Chaplin, aktorja Josephine Chaplin

Josephine Chaplin in 20-teiliger ARD/ORF-Serie "In bester Gesellschaft" am 01.09.1985 in Como am Comer See, Italien. (Photo by Peter Bischoff/Getty Images)
Prishtinë | 23 Kor 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi familja.

Siç thuhet, vajza e Charlie Chaplin dhe gruas së tij të katërt, Una O’Neill, vdiq më 13 korrik në Paris, raporton Guardian, përcjell Ekonomia Online.

Josephine ishte e gjashta nga 11 fëmijët e Charlie Chaplin dhe e treta nga tetë me O’Neill, një aktore dhe vajza e dramaturgut fitues të çmimit Nobel, Eugene O’Neill.

Ajo lindi në Santa Monica, Kaliforni, në mars 1949.

Chaplin u shfaq për herë të parë në ekran në moshën tre vjeçare, në “Limelight”, një film i vitit 1952 me shkrim, regji dhe me babanë e saj.

Josephine Chaplin in 20-teiliger ARD/ORF-Serie “In bester Gesellschaft” am 01.09.1985 in Como am Comer See, Italien. (Photo by Peter Bischoff/Getty Images)

Të ngjashme