Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të viktimës M.Th., t’i kryhet obduksioni.
Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore
Një vajzë e moshës 17-vjeçare nga Rogana e Kamenicës dyshohet se është vetëvrarë sot në shtëpinë e saj.
Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.
Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.
Megjithëse, vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni.
Ajo, ka urdhëruar që trupi i të ndjerës t’i kthehet familjes për varri pa u kryer ekspertizë mjekoligjore.
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e të ndjerës. Rastin e ka cilësuar sipas urdhrit të prokurores, vetëvrasje.
Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë Insajderit se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë rreth orës 11 e 25 se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka ndodhur një incident me armë.
Hashani ka thënë se kur njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se dyshohet për një rast të vetëvrasjes.
“Policisë i është thënë nga familjarët se vajza ka vrarë vetën në njërën nga dhomat e shtëpisë. Familjarët e kanë gjetur të parët dhe e kanë dërguar me urgjencën emergjencë, por mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Hashani.
Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale, njësia e forenzikës dhe prokurori i shtetit. Ai ka bërë të ditur se është gjetur një revole, dhe një gëzhojë. Arma është konfiskuar.