Vdes në moshën 86-vjeçare Fahri Buçinca, veterani i arsimit nga Vushtrria. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij Xheraldina Vula, përmes rrjeteve sociale.
“Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi. Për miqtë dhe ata që e kanë njoftë dhe dashtë: Vorrimi do të bëhet nesër në rrethin e familjes së ngushtë. Të pame nuk ka. Ngushëllimet i pranojmë me sms dhe telefonata”, ka shkruar Vula. Buçinca u lind në Vushtrri më 20 gusht të 1934, shkruan rtv21.tv Ai është marr me shkrime publicistike. Ka botuar disa fejtone për arsimin, kulturën, trashëgiminë kulturore si dhe për rrjedhat politike në etapën e parë të sistemit komunist. Ai ka botuar: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), Cafo beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike, Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, etj.