Ylli i rokut ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.
Roky Erickson, një prej muzikantëve më të njohur të rokut psikodelik amerikan, ka ndërruar jetë në moshë 71 vjeçare.Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e tij, të cilët e kanë përshkruar atë si një ikonë të rokut modern dhe një prej miqve të mëdhenj që e ka pasur skena muzikore.
Tha kanë kërkuar gjithashtu privatësi për familjen – raporton The Guardian, shkruan lajmi.net.
“Është thuajse e pamundur ta imagjinosh jetën pa Roky Erickson. E ka krijuar galaktikën e tij muzikore dhe ka qenë një frymëzim i vërtetë”, ka thënë lideri i “ZZ Top”, Billy Gibbons.