Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, njofton për vdekjen e zyrtarit komunal Halil Ibrahimi.
“Sot, komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm që me përkushtim të plotë ka zhvilluar punën e tij zyrtare në shërbimet e administrates”, shkruan Gashi ndër të tjera.
Njoftimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal, kolegut tonë, Halil Ibrahimit. Sot, komuna e Obiliqit humbi një njeri të përgjegjshëm e të zellshëm që me përkushtim të plotë ka zhvilluar punën e tij zyrtare në shërbimet e administratës.
Me këtë rast, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Ibrahimi, kolegëve të punës, miqëve e dashamirëve. Halili, pushoftë i qetë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!