Gjatë mëngjesit të sotëm, dy persona nga Mitrovica kanë vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtoheshin pasi infektimit më COVID-19.
Që të dy të vdekurit janë banorë të qytetit të Mitrovicës, në lagjet afër qendrës, shkruan Reporteri.net.
I vdekuri i parë është një person i lindur në vitin 1940 me iniciale M.N, ndërkohë që personi i dytë që vdiq është i lindur në vitin 1980, me iniciale G.H.
Këto vdekje çojnë në 13 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë.