Vdesin dy ushtarë italianë pas rrëzimit të një avioni gjatë ushtrimeve

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Dy ushtarë të Forcave Ajrore Italiane kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo në jug të Romës.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet e saj të thella për aksidentin që ndodhi me aeroplanin.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për aksidentin që ndodhi me një aeroplan të Forcave Ajrore Italiane pranë Parkut Kombëtar të Circeo-s. Shpreh afërsinë time dhe të Qeverisë me familjet e viktimave, me Forcat Ajrore dhe me gjithë Mbrojtjen”, tha Meloni.

Sipas raportimeve, aeroplani u rrëzua në njërën prej hyrjeve të parkut, teksa akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme