Vdesin tre pacientë në Spitalin e Gjilanit – një i konfirmuar me COVID-19 dhe dy të dyshuar

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Ukshin Ismajli.

Ismajli tha se njëri nga pacientët ishte i konfirmuar me COVID-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

” Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Njëri nga ata ishte COVID pozitivv, ndërsa për dy të tjerë jemi në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar. Pacientë ishin dy nga komuna e Kamenicë, dhe njëri nga Gjilanit”.

Të ngjashme