Legjenda e Hollywood-it, Debbie Reynolds, e cila ka kënduar dhe vallëzuar në filma dhe paraqitje artistike që kanë hyrë në zemrat dhe mendjet e njerëzve në tërë botën, ka vdekur mbrëmë në moshën 84 vjeçare, raporton Reuters lajmin e konfirmuar nga djali i saj, Todd Fisher.
Ajo ka vdekur disa orë pasi është dërguar me urgjencë në një spital të Los Angelosit, pasi dyshohet se përjetoi sulm në zemër. Vdekja e saj ndodhi vetëm një ditë pasi vajza e saj, aktorja amerikane, Carrie Fisher, ka vdekur nga sulmi në zemër.
Reynolds e cila është bërë e famshme me filma si “Singing in the Rain” ka aktruar përkrahë legjendave tjera si Gene Kelly, Frank Sinatra, Tony Curtis, Fred Astaire dhe Dick Van Dyke.
Përgjatë karrierës së saj ajo është nominuar edhe për çmimin Oskar për rolin e saj në filmin e vitit 1964, “The Unsinkable Molly Brown”.