Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të shtunën në fshatin Shajkovc të Podujevës.
Viktima e këtij rasti, që ishte këmbësor, është goditur nga vetura që po drejtohej nga një i mitur.
Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën në raportin 24-orësh, se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës disa orë pas aksidentit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dërguar Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.