Ekonomia Online
FUNDIT

Vdiq në krye të detyrës, sot homazhe për policin Altin Kryeziu në Malishevë

Vdiq në krye të detyrës, sot homazhe për policin Altin Kryeziu në Malishevë

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident, ku u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës. Sipas mediave lokale, homazhet do të mbahen nga ora 19:30, në vendin ku ndodhi aksidenti, raporton Klankosova.tv. Kryeziu ishte duke […]

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident, ku u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Sipas mediave lokale, homazhet do të mbahen nga ora 19:30, në vendin ku ndodhi aksidenti, raporton Klankosova.tv.

Kryeziu ishte duke shërbyer në detyrë kur u godit nga vetura dhe, pas disa ditësh përballjeje me plagët e marra, humbi jetën në QKUK.

Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në homazhe për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij dhe për të shprehur solidaritet me familjen e policit.

Të ngjashme