Dr Ruth Pfau, e njohur edhe si Nënë Tereza e Pakistanit, ka ndërruar jetë. Murgesha gjermane ka vdekur në Karachi më 10 gusht, në moshën 87-vjeçare.
Pfau ka ndihmuar për dekada me radhë në Pakistan për të ndaluar shpërndarjen e bakterit leprosy – lebra apo gërbula, e cila mund të shkaktojë verbërimin te njerëzit. Bakteri njihet edhe si Sëmundja e Hansenit.
Njësoj si Nënë Tereza shqiptare, edhe Pfau ka jetuar me njerëzit të cilët patën nevojë për ndihmën e saj. Ruth Pfau ka lindur në Lajpcig në vitin 1929.