Vdiq nga Covid-19, të dielën varroset gruaja e Adem Demaçit

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Shqiptar Demaçi i biri i së ndjerës bëri të ditur se nëna i vdiq nga pasojat e COVID-19.

Xhemajlije Hoxha Demaçi ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare, ndërsa varrimi i saj do të bëhet të nesër (e diel) në ora 12:30 në Varrezat e Qytetit në Arbëri, nga rrethi i saj familjar.

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e COVID-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish-Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja. Familja Demaçi”, ka shkruar Shqiptar Demaçi.

Të ngjashme