Një i moshuar ka vdekur në një kafiteri në Obiliq të premten.
Ekipet emergjente ishin thirrur për ndihmë ndaj të moshuarit, e kur ato kanë arritur kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Trupi është dërguar për obduksion.
“Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.