Vdiqën shtatë mjekë e tre infermierë nga Covid-19, nderohen sonte në orën nëntë

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Shtatë mjekë e tre infermierë kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se 1000 të infektuar.

Ndonëse errësirë, mbrëmjen e së mërkurës qytetarët e Kosovës do të fikin dritat, të paktën për një minut.

Kështu planifikohet të nderohen punonjësit shëndetësor, të cilët duke luftuar për jetën e pacientëve, s’mbijetuan për vete.

Në nderim të shtatë mjekëve e tre infermierëve që kanë vdekur deri tash nga COVID-19, Oda e Mjekëve të Kosovës ka një thirrje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 450 mjekë të prekur me COVID-19 nëpër institucione shëndetësore, e mbi 750 infermierë.

Sipas Sejdiut nga Oda e Mjekëve, e kjo ndërlidhet me kontrollin e jashtëm.

Të gjithë mjekët që kanë vdekur kanë qenë duke punuar nëpër institucione shëndetësore.

Aktualisht janë 200 punonjës shëndetësorë të cilët janë të prekur me COVID-19.

Të ngjashme