Rep-artistja Tayna edhe pse e re në moshë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në muzikë.
Me të debërtuar në këtë treg, artistja arriti të bëhet një ndër emrat më të kërkuar dhe njëherësh më të paguar të estradës.
Përmes një postimi, Tayna bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re për prindërit e saj, që është dhuratë pikërisht nga ajo.
“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Tayna numëron disa hite në repertorin e saj, kurse së fundi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar me “Sony Music” në Gjermani.