Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar veç dy pacientë me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në Spitalin e Gjakovës.
Njëri nga këty dy pacientë, që po trajtohen në kuadër të Spitalit të Gjakovës, është nga Shqipëria.
Në QKUK, sipas raportit të sotëm të ShSKUK-së, nuk ka pacient të konfirmuar me COVID-19.
Dje u bë e ditur se në Klinikën Infektive, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.
Por, në këtë klinikë janë duke marrë trajtim mjekësor tre pacientë post-COVID-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë post-COVID-19
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë