Edhe aktori i njohur iu bashkua nismës për të mbjellë fidane në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës dhe Hortikultura kanë marrë iniciativë për mbjelljen e fidaneve në disa hapësira në kryeqytet.
E këtë nismë e përkrahi edhe aktori Vedat Bajrami, i cili publikoi disa imazhe bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa të tjerë që kontribuuan për mbjelljen e fidaneve.
Mesazhi i aktorit ishte të kontribuojmë të gjithë në hapësirat ku jetojmë, ndërsa as këtë herë nuk e la anash humorin.
“Me Shpendin caffe de la Garazha Bregu i Diellit, biseduam per dy pishina në lagje dhe katër sauna Vera 2020
Vazhdon mbjellja e Fidaneve nga Komuna e Prishtinës dhe Hortikultura”.në bashkpunimë me Banorët e lagjës Bregu i Diellit.Të gjithë të kontribojmë në hapsirat ku jetojmë ”, janë fjalët e Vedatit./ln