Sulmuesi kosovar, Vedat Muriq, ka arritur që ta shënojë golin e parë për ekipin e ri, Mallorca.
Futbollisti i Kosovës ka shënuar në minutën e 67-të nga penallti për t’ i dhënë epërsi 2:1 Mallorcas përballë Cadiz.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mallorcan, pasi e largon nga zona e rrezikshme, dhe është fitorja e parë pas pesë javëve.
Muriqi edhe në takimin e parë debutues për Mallorcan, për Kupë, zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa sot e kurorëzoi edhe me gol.