Fenerbahce ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2020/21.
Skuadra turke, si pjesa tjetër e skuadrave, ka vendosur që të zbulojë fanellat me të cilat do të garojë për sezonin e ri.
“Adidas ka krijuar fanellat e me moton ‘Dashuria nuk njeh kufij’. Me vijat e kaltrat dhe arta, fanella tashmë gjendet në dyqanet zyrtare të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Pjesë kryesore e prezantimit të fanellave nga skuadra e Superligës së Turqisë është reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Fenerbahce e vlerëson lartë sulmuesin prizrenas edhe pse në këtë verë mund të kalojë të Lazio për një shumë rreth 16 milionë euro.