Vedat Muriqi ka thyer heshtjen rreth të ardhmes së tij, duke e kërkuar largimin nga Fenerbahce.
Sulmuesi prizrenas duket se po e kërkon me ngulm kalimin te Lazio, mirëpo dy klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Muriqi ka thënë se ai është i lodhur nga negociatat e stërzgjatura dhe kapranuar publikisht se dëshiron të kalojë te skuadra italiane.
“Dua të shkoj te Laizo, mirëpo këto negociatat janë stërzgjatur dhe jam i lodhur nga to”, ka thënë 26-vjeçari.
Reprezentuesi i Kosovës, sipas asaj që raporton gazetari Ertan Suzgun, dëshiron që sa më parë të kalojë te Lazio dhe të përshtatet në sistemin e lojës së tyre para se të fillojë edicioni 2020/21.