Artisti kosovar, Vedat Bajrami, së fundi ka publikuar një video-incizim në të cilin shfaqej në rolin e ish-kryeparlamentarit të vendit, Jakup Krasniqi.
Video-incizimi i tij nuk u prit mirë nga familja e Krasniqit.
Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj komedianit kosovar, duke thënë se ajo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.
Ndërsa, për video-incizimin e artistit Bajrami ka foluar edhe ish-komandanti i UÇK’së, Ramë Buja.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 ai ka thënë se ai beson se skeqi nuk është bërë me qëllim të keq.
Ai është shprehur se e ka pritur me rezervë publikimin e videos, duke thënë se aktorit nuk i ka dalur ashtu siç ka menduar.
Buja ka kërkuar që aktori Vedat Bajrami t’i kërkoj falje familjes së Jakup Krasniqit.
“Unë dua të besoj edhe tash edhe sot se aj skeç që është bërë nga aj humorist që ne e kemi shumë simpatik dhe përcjellim të gjithë ato që që i bën ai, unë dua të besoj që ai e ka pasur me qëllimin më të mirë të mundshëm, por ajo nuk i ka dalur bash ashtu. Për shkak se reagimet, jo vetëm të familjes por edhe të bashkëluftëtarëve të Jakupit dhe të tjerëve nuk e kanë pritur me dashamirës dhe ashtu siç do të duhej. Unë e kam pritur me rezervë për faktin që e kuptoja ose përpiqesha që ta kuptoj se ai e ka pasur me qëllimin më të mirë të mundshëm duke sfiduar dhe ironizuar ata që nuk i përmendën hiq edhe në përvjetorin e 14 të pavarësisë së Kosovës, por ajo nuk doli ashtu sicc është menduar”, ka thënë ai.
Tutje Buja është shprehur se reagimi i familjarëve të Krasniqit ka qenë i pritshëm, për shkak se ata kanë një përjetim të veccantë e një mërzi të madhe.
Sipas tij, ka qenë e pritshme që familjarët e Krasniqit ta presin rëndë edhe mospërmendjen e emrit të tij në 14 vjetorin e pavarësisë nga krerët e shtetit.
“Ne asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojmë as ndjenjën, as përkushtimin as përcaktimin e as atë që përjetojnë familjet e këtyre njerëzve që jetojnë atje, andaj duhet t’i kuptojmë drejt dhe arsyeshëm edhe reagimet e tyre, sepse në fakt ata kanë një emocion të veçantë, kanë një përjetim të veçantë për shkak se është një mërzi e jashtëzakonshme, kur njerëzit që gjithçka kanë dhënë prej vetes ose kanë dashur ta japin edhe jetën për lirinë e Kosovës, në përvjetor të caktuar që është 14, askush nga institucionet nuk i përmend me emër dhe kjo është diçka që nuk ka mundësi familja ta përjetoj rëndë dhe keq”, ka shtuar Buja.