Gjatë ditës së djeshme ka pasur diskutime të shumta nga banorët dhe ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë për një ditë.
Në bisedë e sipër se çfarë do të bënin nëse do të fitonin çmimin e madh, Vedati i ka bërë një premtim banorëve.
Ai ka thënë se nëse triumfon në finale, banorët do t’i dërgoj për pushime pesë ditore në Turqi.
Sigurisht që oferta e tij u prit mjaft mirë nga banorët të cilët të entuziazmuar u shprehën se mund të qëndrojnë më shumë ditë.
Kujtojmë se finalja e madhe është ditën e premte, 17 mars.
Në garë për çmimin e madh janë: Stresi, Juliana, Mbresa, Vedati dhe Artani.