Banorët e nominuar të javës, nuk e kanë kaluar as kësaj radhe darkën e tyre pa përplasje mes veti.
Kësisoj, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vedati e ka këshilluar Xhulin, që mos të flasë në emër të grave, por ta përfaqësojë vetëm emrin e vet.
“Një këshillë, më shumë fol për veten dhe për të ardhmen, se sa në emër të të drejtave të grave sepse ti nuk je drejtoreshë e shoqatës së grave”, i ka thënë Vedati, Xhulit.