Vegjetarianët janë shumë më të rrezikuar nga një trombozë e mundshme sesa ngrënësit e mishit; ky është rezultati i një studimi të fundit.
Shkencëtarët e Universitetit të Oxford-it, të cilët vëzhguan për 18 vite 50,000 njerëz besojnë se shkak është mungesa e vitaminave të marra nga mishi, sipas studimit.
Kështu u vu re se moskonsumimi i tij çonte në 20% më shumë prekshmëri nga goditja cerebrale, e cila ndodh në momentin kur gjaku i një arterieje nis të rrjedhë në tru.
Studiuesit shprehen se përgjegjës për të gjithën këtë është niveli i ulët i disa vitaminave kryesore, përfshirë B12-n.