Vehapi shtron Iftar për Bashkësinë Islame

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 09:18 | Nga

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka nderuar Bashkësinë Islame në Rahovec, duke shtruar Iftar në restorantin ” Haxhijaha”, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e Drejtorive komunale dhe në anën tjetër kryesia e gjerë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.

Pas kryerjes së Iftarit, Vehapi, tha se falënderojmë Zotin që po na bashkon çdo vit në shtetin e lirë, duke marrë parasysh se para lufte nuk kemi pasur mundësi që të shënojmë bashkë këtë muaj të shenjtë, tash jemi zot të shtëpisë, dhe njëkohësisht të rikujtojmë ata që na e sollën këtë lirinë.

Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, ef. Shani Sylka, falënderoi kryetarin Vehapi për Iftarin e shtruar, i cili me këtë e ka respektuar institucionin tonë fetar, ndiejmë një përgjegjësi të madhe që këtë respekt të kryetarit ta kemi në dije në vazhdimësi,  muaji i Ramazanit sjell mirësi të shumta, është muaji i sakrificës, i angazhimeve të shumta, prandaj edhe angazhimet e sakrifica do sjellin rezultate të pritshme.

Të ngjashme