Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka shprehur shqetësim pasi që gazetarit Vehbi Kajtazi i është suspenduar llogaria në Facebook, gjë e cila sipas këtij të fundit është si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhor.
Pos kësaj, AGK ka rikujtuar rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre.
Postimi i plotë:
Suspendohet llogaria në Facebook e gazetarit Vehbi Kajtazi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shpreh shqetësim për suspendimin e llogarisë në Facebook të gazetarit Vehbi Kajtazi.
Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre. Njëherit bëjmë thirrje që të mos cënohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve.
AGK-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe inkurajon institucionet dhe platformat digjitale që të bashkëpunojnë për të parandaluar sulmet dhe ndërhyrjet që cënojnë gazetarinë e lirë.